Milani, në ndeshjen e fundit të Serisë A, ishite mik tek Atalanta dhe, pavarësisht nga pritshmëritë e klubit rosoner, ndeshja nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2. Sidoqoftë, një nga golat e shënoi golashënuesi standard i ekipit milanez, Gonzalo Higuain, që, sikurse dihet, gjatë kësaj vere, u shpërngul nga Torino për në “San Siri” dhe për të cilin trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, thotë se ai është sulmuesi më i mirë në botë..
“Sipas meje, Gonzalo është sulmuesi më i mirë në botë. Ne kemi në ekip një kampion të vërtetë, praninë e të cilit ne duhet ta shfrytëzojmë sa më mirë”, deklaroi trajneri i klubit italian të mësipërm.
Futbollisti argjentinas i lartpërmendur, gjatë këtij sezoni, ka luajtur me Milanin në pesë ndeshje zyrtare, ka shënuar tre gola dhe dhënë një asistencë goli.
Sfidanti.al