Futbollisti suedez, Zllatan Ibrahimoviç, do të qëndrojë në kampionatin kryesor amerikan, MLS, ku luan tani me klubin LA Galaksi, deri në fund këtij sezoni dhe ka mundësi, po të besojmë median suedeze, që të kthehet në atë klub, ku edhe e ka filluar karrierën.
Një nga sulmuesit më të mirë në botë e ka derën të hapur në Malmo, ku ai e nisi karrierën e tij profesioniste. Këtë informacion e konfirmoi edhe vetë Ibra.
Ibrahimoviçi ka qenë pjesë e Malmos që nga viti 1995, kur luante me ekipet e moshave të reja, ndërkohë që më vonë u përfshi në ekipin e parë të këtij klubi të njohur suedez, nga i cili ai u largua në vitin 2001, kur u bashkua me Ajaksin.
Sfidanti.al