Bazeli me të vërtetë u turpërua, pasi ky klub që deri kohët e fundit konsiderohej si gati i “paprekshëm”, u bë gazi i botës, pasi u mund thellë 7-1 në fushën e kampionit aktual zviceran, Jang Bojs, që është një nga humbjet më të thella gjatë 17 viteve të fundit për këtë klub që ka dalë 20 herë kampion i Zvicrës.
Pjesa e parë u mbyll 3-0 për verdhezinjtë e Bernës, ndërkohë që sapo nisi pjesa e dytë rezultati u bë 4-0 dhe kështu deri në fund arriti në 7-1. Që situata për Bazelin të bëhej edhe më kaotike, për këtë u kujdes lojtari i tij, Eder Balanta, që doli ma karton të kuq në min. e 62-të.
Si ngushëllim Bazelit ndoshta mund t’i shërbejë fakti se kjo nuk është humbja me e thellë e këtij klubi, pasi, më 7 mars 2001, Bazeli u mund 8-1 nga Sioni. Momentalisht, në kampionatin zviceran kryeson Jang Bojsi me 21 pikë maksimale, ndërkohë që Bazeli ndodhet në vend të 7-të me 12 pikë më pak.
Sfidanti.al