Mauro Ikardi te Juventusi, a mund të besohet?!

Informacione jozyrtare bëjnë të ditur se sulmuesi i Interit, Mauro Ikardi, tanimë është marrë vesh me Juventusin për kushtet e tij personale dhe se tani ka mbetur të zgjidhet vetëm shuma që do të duhet t’i paguajë Juvja klubit “axur”.

“Gazeta delo Sport” shkruan se dëshira e vetme e Ikardit është që, nëse do të largohet gjatë verës nga Interi, të shkojë te Juventusi. Gazeta në fjalë shkruan se marrëveshje është arritur tanimë dhe se futbollisti argjentinas do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare, në bazë të së cilës ai do të fitojë tetë milionë euro në vit plus bonuset përkatës të parashikuar.

Gazeta e mësipërme shkruan se “zonja e vjetër” synon që në marrëveshje të përfshijë edhe Dagllas Kostën, por, megjithatë, Interi do vetëm para “të thata” në dorë për Ikardin.

Sfidanti.al