Një superlojtar si ai e ka plot kabinetin e trofeve. Paolo Maldini ka fituar gjithçka me Milanin, mes të cilëve 7 tituj kampion të Serisë A dhe 5 Champions, por mërzia e tij më e madhe është se kujtohet më shumë një finale e humbur. Bëhet fjalë për atë të Stambollit në 2005 ndaj Liverpulit, humbur me penallti, pasi ndeshja përfundoi 3-3 ndonëse Milani kryesoi 3-0. Ishte edhe finalja kur Maldini shënoi gol, madje golin më të shpejtë.
“Kam luajtur 8 finale Champions, – kujton drejtuesi i sotëm i Milanit, – kam fituar 5, por të bën përshtypje se më shumë se gjithçka kujtohet ajo e Stambollit. Ja pra, që futbolli është i tillë, ka të papritura të mëdha. Në luajtëm shumë më mirë, dominuam lojën thuajse plotësisht, ishin favoritë, por përfundimisht humbëm. Gjithsesi, ku pranon gjëra të tilla kaq të dhimbshme, është më e lehtë të kesh mundësi në të ardhmen, siç e patëm në 2007 në Athinë”.
Sfidanti.al