Liverpuli ka mundësi t’i vendosë “drynin” portës në duelin e fundjavës, me dy rikthime të rëndësishme. Portieri Alison dhe mbrojtësi i qendrës Zhoel Matip, janë në stërvitje me shokët dhe pritet që të përzgjidhen nga trajneri Jurgen Klop për ndeshjen e së dielës ndaj Mançester Junajtidit në Premier Ligë. Alison kishte kohë i dëmtuar, që nga finalja e Superkupës së Anglisë ndaj Mançester Sitit në gusht, dhe u desh kohë që të kthehej në stërvitje.
Matip, në të kundërt, ka qenë thuajse gjithnjë titullar, plot 6 herë në kampionat, por humbi ndeshjen ndaj Shefild Junajtidit në Premier dhe Salcburgut në Champions. Tashmë, kamerunasi duket se do të jetë partner i Van Dajkut në qendër të mbrojtjes, ndërsa alternativat janë Gomez dhe Lovren. Liverpuli kryeson renditjen me 24 pikë të plota pas 8 javëve të para, ndërsa Junajtidi është në vendin e 12-të me vetëm 9 pikë, në startin më të keq në 30 vitet e fundit.
Sfidanti.al