Lojtari më i mirë i Napolit ka një klauzolë “qesharake” blerjeje!

“Gazeta delo Sport” u ka krijuar një problem të madh krerëve të Napolit, pasi arriti që “gërmojë” në dokumentet e këtij klubi. Kjo gazetë publikoi informacionin se lojtari më i mirë i Napolit, Dris Mertens, kushton 28 milionë euro “qesharake”! Kur ëshë nënshkruar kontrata me këtë lojtar, napolitanët e përcaktuan klauzolën e blerjes së tij vetëm 28 milionë euro dhe, tani, nëse ndonjë ekip vendos që ta pagujë këtë shumë, klubi napolitan nuk ka se çfarë të bëjë.

Duke qenë se Mertensi është 30 vjeç dhe, majin e ardhshëm, ai do të bëhet 31 vjeç, Napoli shpreson se, për shkak të kësaj moshe, ai nuk do të jetë shumë atraktiv për ndonjë klub të madh të Evropës. Megjithatë, nëse vitet e tij do të përbënin problem, atëherë, ai nuk do të luante aq mirë në dy sezonet e kaluar. Sezonin e kaluar, ai shënoi 34 gola në 45 ndeshja, ndërsa, këtë sezon, qysh tani, ai ka shënuar 11 gola në 15 ndeshje. Mertensi ka ardhur te Napoli nga PSV Aind’hoveni, pasi për të u paguan 9,5 milionë euro, mnë 2013, kur çmimet e lojtarëve ende nuk ishin aq realë sa tani.

Sfidanti.al