Klubi i Milanit, sikurse dihet, investoi mbi 200 milionë euro tek ekipi i tij gjatë sezonit veror të kaluar të transferimeve, por rezultatet, sidoqoftë, deri tani po mungojnë dukshëm dhe, tani, edhe mbas humbjes së fundit 1-2 ndaj Juventusit në “San Siro”, zërat për zëvendësimin e trajnerit Vinçenco Montela që kanë disa kohë që qarkullojnë, janë bërë edhe më të fortë. Por, sidoqoftë, megjithëse u tha se në adresë të Montelës kanë ardhur ultimatume nga klubi ose tifozët, doli se kjo nuk është e vërtetë, të paktën, jo nga klubi që thotë se ende ka besim te ky trajner. Drejtorët kryesorë të Milanit, Marko Fasone dhe Masimiliano Mirabeli, zhvilluan, dje, një takim triorësh me Montelën. Mbas takimit u tha se ai (Montela) siguroi përkrahjen e plotë të klubit të Milanit.
Milani, gjatë periudhës së ardhshme, ka një kalendar të mirë dhe, veç ndeshjes së vështirë me Napolin, ai do të ketë ndeshje, pak a sjumë, më të lehta me Sasuolën, Torinon, Benevenbton, Bolonjën, Veronën, Atalantën dhe Fiorentinën, ndeshje që ekipi milanez duhet që t’i fitojë, nëse do që të realizojë synimin e vet që të marrë pjesë në Ligën e ardhshme të Kampioneve.
Sidoqoftë, nëse Montela, në të ardhmen, merr ndonjë “shut” nga klubi, thuhet se gati për të zënë vendin e tij janë: Paulo Souza, Valter Macari, Masimo Odi dhe trajneri i ekipit të Primaverës (të të rinjve) së Milanit, Xhebaro Gatuzo.
Sfidanti.al