Klopit ia zënë gojën: Lëshoje Kutinjon që të marrësh thesin me para!

Lajmet më të fundit që vijnë nga Liverpuli, thonë se saga e transferimit të Kutinjos për te Barcelona do të marrë zgjidhje përfundimtare këtë janar. Thuhet se pronarët amerikanë të “të kuqve” kanë biseduar me trajnerin e tyre, Jyrgen Klop, dhe e kanë binduar atë që ta lejë të ikë brazilianin Kutinjo, duke i premtuar atij më shumë para për përforcimet e reja. Në të gjithë këtë histori, në fakt, do të duhet që të përfshihet edhe Barcelona që duhet ta mbajë premtimin se është gati të pagujë 130 milionë euro për Kutinjon.

Aktualisht, problemet e Liverpulit kanë lidhje, në radhë të parë, me portën, ku ai do të një portier të një niveli më të lartë, kështu që, sikurse thuhet, “të kuqtë” po presin që sapo “të lirohet” Ikar Kasijasi nga detyrimet te  Portoja, ai të zëjë vëndin e gardianit të Liverpulit. Po ashtu, e hapur është edhe çështja e një stoperi të ri cilësor, kështu që, nëse Barcelona do të paguajë aq sa ka thënë për Kutonjon, atëherë, Klopi do të ketë në dispozicion para që të blejë, në radhë të parë, holandezin Virxhil Van Dajkun që ka qenë objektiv kryesor i tij gjatë të gjithë verës së kaluar, por ekipi i tij i tanishëm, Sauthemptoni, nuk e lëshonte për 60 milionë euro, duke kërkuar 75 milionë.

Sidoqoftë, para do të  ketë akoma dhe, sipas medias angleze, Klopi do të mund të realizojë disa dëshira që ai i  ka pasur edhe më parë.

Sfidanti.al