Leonardo mori një leksion nga Napoli, edhe vetëngushëllohet bukur!

Drejtori i “freskët” i Milanit, Leonardo, megjithë humbjen e dhimbshme nga Napol (3-2), pasi kuqezinjtë udhëhiqnin 2-0, tha se ai kishte marrë një leksion pozitiv nga ndeshja në fjalë. Kjo, në fakt, ishte ndeshja e parë e Milanit në Serinë A, pasi ndeshja me Xhenovën u anulua, për shkak të tragjedisë në urën “Ponte Morandi”.
“Sigurisht që ky rezultat të le një shije të hidhur mbas asaj pjese të parë të shkëlqyer. Sidoqoftë, ka shumë gjëra pozitive që ne mësuam në këtë ndeshjhe. Ne luajtëm si të barabartë me një ekip që sezonin e kaluar grumbulloi 90 pikë dhe që ka një trajner të shkëlqyer të kalibirit të Karlo Ançelotit”, ishte komenti i Leonardos mbas ndeshjes në Napoli.
Sfidanti.al