Ramosin mund ta kenë zili edhe sulmuesit më të mirë

Reali i Madridit në ndeshjen e fundit të La Ligës mund 4-1 Xhironën dhe një nga golashënuesit e klubit “mbretëror” ishte kapiteni Serhio Ramos që, në këtë mënyrë, vazhdoi serinë e tij fantastike sa i përket dërgimit të topit në rrjetën e portës kundërshtare.
Ramosi ka ardhur te Reali para 14 vitesh nga Sevilja dhe, që atëkohë, në çdo sezon (në gjithsej 15 të tillë) të La Ligës, ai ka shënuar minimumi nga një gol që për një mbrojtës është një statistikë e shkëlqyer. Goli që ai shënoi me penallti sipas stilit “Panjenka” ndaj Xhironës, ishte goli i 93-të në karrierën e tij, duke pasur parasysh klubin dhe përfaqësuesen, kështu që atë mund ta kenë zili edhe sulmuesit, madje, edhe ata më të mirët.
Dihet, përgjithësisht, se Serhio Ramosi është shumë i rrezikshëm sa u përket gjuajtjeve nga ndërprerjet, sidomos, kur është fjala për goditjet me kërcim, kurse në ndeshjen e fundit ai shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit.
Sfidanti.al