Stiven Xherrard e ka mbyllur karrierën e tij, por ndoshta jo. Pasi i dha fund aventurës amerikane tek Los Anxhelos Galaksi, mesfushori i famshëm anglez besohej se po bisedonte me Liverpulin, për të marrë një rol sportiv ose administrativ në klubin e tij të zemrës. Ndoshta, “redsët” duhet të presin. Gazeta “Indipendent” shkruan se Stefano Pioli kërkon që Xherrard të luajë për 6 muaj tek Interi, pra deri në fund të sezonit.
Madje, drejtuesit e Interit e paskan kontaktuar ish-kapitenin e Anglisë dhe të Liverpulit që në muajin tetor, kur në stolin zikaltër ishte ende Frank De Bur. “Indipendent” shkruan se “Xherro” e ka marrë në konsideratë ofertën e Interit, ndërsa atë e kërkon edhe klubi i kategorisë së tretë, Milton Kejnes Dons (ish-Uimbëlldoni).