Arjen Roben nuk ia ka dalë për t’u bërë gati për ndeshjen ndaj Dortmundin. Bajerni ka lajme të mira për rinovimin e Frank Riberisë, por jo për shëndetin e holandezit. Një nga lojtarët më në formë do të detyrohet ta ndjekë në tribunë ose nga shtëpia derbin e 6 viteve të fundit të Gjermanisë. Sa për Riberinë, besohet se francezi ka sërish kontratë me rrogën e tij të shkëlqyer prej 14 milionë eurosh në sezon.
Dueli sipas mediave gjermane, ndërkaq, do të jetë mes Obamejangut dhe Levandovskit. Dy sulmuesit janë vendosur në skaner, dhe që të dy dalin me parametra shumë të lartë. Levandovski është më i famshëm dhe më i sprovuar, por edhe Oba duket se ka arritur kulmin e karrierës dhe do të jetë një rrezik i madh për mbrojtjen e Bajernit me shpejtësinë dhe talentin e tij.