Meidumet italianë shkruajnë se në “Xhuzepe Meaca” ka mbërritur një ofertë nga kampioni i Anglisë. Antonio Konte i Celsit, deri tani, ka sjellë në “Stemford Brixh” katër lojtarë të rinj, Vili Kabaljero (Mançester Siti), Antonio Rudiger (Roma), Tijem Bakajoko (Monako) dhe Alvaro Morata (Real Madrid). Sidoqoftë, para ka akoma dhe Konte dëshiron që të ketë më shumë lojtarë në dispozicion, duke qenë se “blutë”, sezonin e ardhshëm, do të luftojnë në katër fronte dhe, kështu, ai synon që të jëtë konkurrent kudo.
Sipas informacioneve të fundit, me Celsin mund të bashkohet edhe Antonio Kandreva i Interit, për të cilin thuhet se klubi londinez u ka dërguar “neroaxurëve” një ofertë prej 18 milionë sterlinash. Interi, në fakt, nuk do që të heqë dorë nga shërbimet e këtij lojtari që erdhi vjet nga Lacio, por nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet, nëse do të vijë një ofertë e majme. Spekulohet se oferta e deritanishme nuk është aq e lartë sa duhet dhe se kryesia e Interit pret qëkësaj shume t’u shtohen edhe shtatë milionë sterlina të tjera.
Sfidanti.al