Meidumet italianë bëjnë të ditur se Antonio Kasano përsëri ndërroi mendje dhe se ai, tani, për arsye personale, do të pensionohet. Javën e kaluar, Kasano vendosi që të dalë në “pension”, vetëm tetëditë mbasi kishte nënshkruar një kontratë të re me Veronën. Ai thirri një konferencë shtypi, ku presupozohej që ai të njoftonte “pensionimin” e tij, por, ndërkohë, kishte ndërruar mendje dhe u tha gazetarëve se do të vazhdonte që të luante.
“Skaj Sporti” njoftoi, dje, se ai përsëri kishte ndërruar mendje, duke thënë se ai, megjithatë, për arsye familjare, do të dalë në “pension”. Në ndryshim nga “Skaj Sporti”, “Premium Sporti” bën të ditur se ka shumë mundësi që Kasano të vazhdojë të luajë, por jo me Veronën.
Sfidanti.al