Ku po shkon o futboll? Me 50 milionë sterlina blihej Zidane,  tani Sigurdsoni..

Gjatë viteve të fundit, pazari i transferimeve i ka kaluar kufijtë e arsyes së shëndoshë, ndërkohë që klubet po hedhin andej-këndej para të çmendura për lojtarë që më shumë nuk vlejnë aq para sesa vlejnë. Tajkunët (pasanikët) që vijnë nga vendet arabe dhe marrëveshjet e majme për të drejtat televizive në Premier Ligën angleze e kanë ndryshuar në mënyrë drastike pazarin e transferimeve. Në fakt, në futboll, gjithnjë, ka pasur para, por, zakonisht, ato rezervoheshin për top përforcimet dhe numëroheshin me gishtat e njerës dorë klubet që mund të bënin marrëveshje të mëdha. Transferimi i Zinedin Zidanes te Reali i Madridit, më 2001, nuk e kaloi shumën 50 milionë sterlina ose 77 milionë euro rekord, atëkohë. Kurse, tani, pagesa e një shume të tillëështë si të thuash “Mirëdita”! Për një lojtar normal kërkohen para kolosale dhe më e bukura është se ka klube që janë gati të paguajnë para të tilla!

Mançester Siti, gjatë këtij viti, e ka kaluar disa herë shifrën 50 milionë sterlina, duke paguar, fillimisht, 50 milionë sterlina për Bernardo Silvën të Monakos, më pas, po aq për Kajl Uokerin të Totenhemit, ndërsa ditët e fundit nxori nga “qesja” e vet 52 milionë stelrina për Benxhamin Mendin. Me 50 milionë sterlina, tani, mund të blesh lojtarë të tillë, si Gilfi Sigurdson nga Suonsi ose Riad Marezi nga Lester Siti.

Sfidanti.al