Katër ndeshje radhazi pa gol tek Juventusi, ç’ndodh me Kristianon?!

Këto janë gjëra që ndodhin edhe pse atij i qëllojnë rrallë. Gjithsesi, Kristiano Ronaldo është gjithashtu njeri aq më tepër 36 vjeç, dhe ndaj Fiorentinës iu bënë 4 ndeshje pa shënuar gol në Serinë A, periudha më e gjatë që nga dëmtimi që pësoi në fund të sezonit të tij të parë juventin, por kjo sepse nuk luajti për 6 ndeshje. Trajneri Andrea Pirlo e mbron duke thënë se “për mua në kompleks luajti mirë, fizikisht ishte më lart se në ndeshje të kaluara, ndonëse nuk arriti të shënontë gol”. Vetë Kristiano padyshim që nuk është i kënaqur me veten, dhe ndoshta do të na dhurojë ndonjë ndeshje nga ato ku shënon 2 apo 3 gola. Për momentin, është kuotën 97 të rrjetave me Juven dhe dëshiron të kapë patjetër 100-en.

Sfidanti.al