FIGC vendos një normë anti Super League në rregulloren e saj

‘Përsa i përket normave anti Super League, kush mendon që të marrë pjesë në një kompeticion që nuk është parashikuar dhe e paautorizuar nga FIGC, UEFA dhe FIFA do të përjashtohet’. Kjo është ajo që bëri të ditur presidenti I Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina në përfundim të mbledhjes së Këshillit Federal.

‘Kush e interpretoi Super League thjesht si një akt dobësie nga ana e disa klubeve që janë në vështirësi ekonomike, gabon-vijoi kreu i qeverisë italiane të futbollit që më pas shtoi-për momentin nuk kemi njoftime për ata që kanë dalë e ata që kanë mbetur në Super League. Kjo normë do të përfshihet në licencat kombëtare e më pas do të përfshihet edhe në Kodin e Drejtësisë Sportive. Nëse brenda datës së skadencës së kërkesave për kampionatet kombëtare, dikush bëhet pjesë e kampionateve me natyrë private, mbetet jashtë’

Mësohet se për këtë normë të re ka votuar edhe Shefi Ekzekutiv i Interit, Giuseppe Marotta. Sipas medias italiane, norma e re do të jetë e vlefsgme edhe për organizimin e ndeshjeve dhe turneve miqësorë.

Sfidanti.al