Flitet për disa nga lojtarët që shënojnë më shumë në botë, dhe që janë ndër më të paguarit, por gjithsesi në Torino janë të pasigurt. Kristiano Ronaldo, Alvaro Morata dhe Paulo Dibala janë yje që do t’i donte çdo skuadër, ama kjo verë mund t’i gjejë larg Juventusit. CR7 ndoshta shkon tek PSG apo Mançester Junajtidi, Dibala e ka edhe më të vështirë të qendrojë, ndërsa Morata është gjithnjë në pikëpyetje. Të tre bashkë kanë shënuar këtë sezon 53 gola, me 32 të portugezit, 17 të spanjollit dhe 4 të argjentinasit. Ata paguhen 43 milionë (31 Ronaldo, 7.3 Dibala dhe 5 milionë Morata), ndërsa rëndojnë jo pak edhe në arkat e “Zonjës së Vjetër”. Në total, ata kanë shënuar plot 1134 gola së bashku: Ronaldo 773, Morata 204 dhe Dibala 157!
Sfidanti.al