Si mundet që 10 futbollistë të fitojnë 500 milionë euro në vit?!

Ky sport është “Toka e re e premtuar”, ndërsa dikur ishte Amerika. “Ekcepsionalizmi” i futbollit nuk ka të mbaruar, ndërsa lajmet janë që sezonin e kaluar vetëm 10 lojtarë fituan 500 milionë euro. Flasim për “ajkën e ajkës”, sepse klube të ndryshëm që nga kategoritë e dytë e kanë të vështirë të mbyllin bilancet. Lionel Mesi fitoi 125 milionë euro duke lënë në vend të dytë Kristiano Ronaldon me 118 milionë. Pas tyre, Nejmar me 98 milionë, ndërsa Garet Bejl vazhdon me diferencë të madhe me 37. Andres Iniesta është ende tepër lart me 34 milionë euro në vit, Eden Hazar ka 32 milionë, po aq sa Rahim Stërling dhe Kilian Mbape, ndjekur nga Robert Levandovski me 30 milionë euro në sezon. Grizman mbyll 10-en me 28 milionë.

Sfidanti.al