Gazetat në Holandë dhe Itali e kanë pohuar me “zë të lartë”: Juventusi dhe Ajaksi kanë arritur akordin për Matijs De Ligtin, mbi bazën e 70 milionë eurove. Lajmin e dha e para gazeta “Telegraf” në Amsterdam, dhe i bënë jehonë “La Gazeta delo Sport” apo “Tutosport”. Jo vetëm kaq, por nga Italia pohohet se De Ligti nuk është bashkuar me Ajaksin në fazën përgatitore, shenjë e qartë se kapiteni nuk do të vazhdojë në Amsterdam.
Qendërmbrojtësi 19-vjeçar pritet të prezantohet në Torino, por për momentin Juventusi i ka hedhur poshtë lajmet për arritjen e marrëveshjes. “La Gazeta delo Sport” shkruan se vërtet mungon fare pak për t’u quajtur gjithçka e përfunduar. Pritet që prezantimi i holandezit të bëhet të hënën ose të martën. Fillimisht, Ajaksi kërkoi 75 milionë euro, Juvja jepte 67 ndërsa akordi duket se u arrit pikërisht për 70 milionë.
Sfidanti.al