Zidan ka një hall familjar, por nuk dihet sesa mund t’i zgjasë!

Nuk duhet të jetë diçka e familjes “së ngushtë”, të paktën kështu duket. Zinedin Zidan vërtet e braktisi grumbullimin e Realit për një hall personal, por këtë e bëri duke pasur në krah të shoqen. Kjo do të thotë se, për fat të mirë, nuk duhet të ketë ndonjë shqetësim me fëmijët, ndryshe gruaja e Zidanit do të ishte pranë tyre, jo pranë burrit. Gjithsesi, një problem është, ndonëse mbetet mister sesa i rëndësishëm dhe se sa kohë do ta mbajë trajnerin francez larg madrilenëve.

Reali ndodhet në Montreal të Kanadasë në fazë përgatitore, dhe Zizuja ia la stërvitjen në dorë stafit të tij, ndihmësit David Betoni, përgatitësit fizik Gregori Dypon, ndihmësi tjetër Hamidu Msaidie dhe një fizioterapisti. Ish-kampionia e Europës do të ndeshet me Bajernin në 21 korrik, pastaj ka ndeshje të tjera si ndaj Arsenalit (24), Atletikos (26), Totenhemit në 30 korrik në gjysmëfinalen e Kupës Audi në Mynih, dhe në 31 korrik në finalen e madhe të Kupës Audi, ose në finalen e vogël.

Sfidanti.al