Interi, ose vendi i parajses per Hapoel

Europa League filloi dhe përfundoi shumë keq per Interin. Pavarësisht ndryshimeve në pankinë te skuadra zikaltër gjërat mbeten ne vend dhe tani Interi e sheh veten të eliminuar nga ky kompetizion në një sezon që përkufizohet si më i dobëti i kësaj skuadre.

Në 5 ndeshje të grupit, Interi ka mundur të grumbullojë vetëm 3 pikë dhe tashmë ndeshja e fundit me Spartën e Pragës do të jetë thjesht një formalitet.

E dhëna që flet më shumë për sezonin negativ të Interit është fakti që Hapoel Beer Sheva ka shënuar vetëm 5 gola dhe të gjithë kundër zikaltërve. Izraelitët arritën të fitojnë të dy sfidat me Interin, situatë kjo të cilën Interi e përjetoi për herë të parë në historinë e tij në fazën e grupeve të evenimenteve europiane.

Por jo vetëm kaq, gjërat duken akoma më keq po të shohësh se në 10 pjesëmarrjet e fundit në Europa League apo Champions League, Interi ka mundur të kalojë gjithnjë fazën e grupeve.

Humbja me Hapoelin, është e 4 radhazi për Interin jashtë fushe në arenën europiane, gjë që nuk ndodhte që nga viti 1984, një tjetër e dhënë që vërteton momentin e errët të skuadrës milaneze.