Mbrojtësin katalanas nuk e marrin dot sepse kushton shumë, mbi 70 milionë euro, por Piero Auzilio mund të bëjë diçka të rëndësishme në Barcelonë. Drejtori sportiv i Interit ndodhet në kryeqendrën e Katalonjës ku është takuar me agjentin e lojtarëve, Eduardo Crnjar. Ky është agjent edhe i Ronald Arauhos, por edhe i Roberto De Zerbit, trajnerit të Brajtonit, që po bën emër shumë të mirë në Bundesligë. Nëse Inzagi largohet, De Zerbi cilësohet si një kandidat i madh. Po ashtu, mund të bëhet një shkëmbim Brozoviç-Kesi.
Sfidanti.al