Në të dyja krahët sfidat janë të forta, por trajneri ka vendosur që të provojë ndryshimet në Serinë A, dhe të përqëndrojë gjithçka në Champions ku ekziston shansi për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Fitorja 1-0 ndaj Napolit në “San Siro” ishte e ngjashme me fitoren 1-0 ndaj Totenhemit një raund më herët, veçse në “Maradona” do të duhen të gjitha forcat dhe të freskëta. Për këtë qëllim, trajneri Pioli do të hedhë sot në fushë ekipin “B” në Bolonjë në orën 15:00. Rreziku është i madh për vendin në Champions sezonin që vjen, pasi kuqezinjtë janë në vend të katërt, dhe Interi është shumë pranë, por po ashtu Atalanta e madje edhe Juventusi.
Milani (4-2-3-1): Menja, Florenci, Kalulu, Tiao, Balo-Ture, Vranks Pobega, Selemekers De Keteler Rebiç, Origi.
Sfidanti.al