Trajneri i Mançester Sitit foli pak më ndryshe, dhe bëri një paralajmërim. Pas fitores së madhe ndaj Bajernit në Championsit, që krijoi një eufori të madhe tek tifozët e ndoshta edhe tek lojtarët, Pep Guardiola deklaroi fare qartë. “Nëse humbasim në fushën e Leisterit, humbasim titullin, – tha ai, – të gjithë e dinë këtë. Nuk kanë mbetur shumë ndeshje. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm. Nëse fitojmë, do të kemi sërish mundësi t’ia dalim”.
Sfidanti.al