Zllatan Ibrahimoviçi, mbas pesë vitesh, ka mundësi që të kthehet te Milani, njoftojnë meidumet italianë. Sikurse dihet, për shkak të një dëmtimi serioz në gju, Junajtidi nuk e aktivizoi klauzolën për vazhdimin e bashkëpunimit me futbollistin suedez që, tani, është në kërkim të një klubi të ri. Ibroja ka oferta nga SHBA-ja dhe Kina, por, sipas agjentit të tij, Mino Rajola, ai do që të qëndrojë në Evropë. Milani është një nga opsionet.
Ibrakadabra ka luajtur me Milanin gjatë viteve 2010-2012 dhe në 85 ndeshje ka shënuar 56 gola. “Rosonerët” ia shitën atë, më pas, për 20 milionë euro PSZH-së. Ibrahimoviçi, sezonin e kaluar, me 28 gola të shënuar në 46 ndeshje ishte golashënuesi më i mirë i Junajtidit, por, sidoqoftë, e mbylli atë me një dëmtim të minutës së fundit në ndeshjen e Ligës së Evropës me Anderlehtin belg.
Sfidanti.al