Ekipi “Golden State”, kampion i ri i NBA-së amerikane, që mundi 4-1, në finalen e Konferencave Perëndimore dhe Lindore të SHBA-së, “Kavaliersat e Klivlendit”, ka marrë njëzëri vendimin që të mos marrë pjesë në pritjen tradicionale në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti i SHBA-së, Donald Tramp. Për ekipin kampion të ri të NBA-së, tradicionalisht, jepet pritje në Shtëpinë e bardhë, por media amerikane bën të ditur se “Golden State” do ta bojkotojë Donald Trampin dhe se këtë vendim lojtarët e këtij ekipi e kanë marrë të gjithë së bashku, shkurt, njëzëri!
Trajneri i ekipit kampion të ri, Stiv Keri, në disa raste, e ka kritikuar presidentin Tramp që, sipas tij, është mjaft kontradiktor, ndërkohë që edhe një nga yjet kryesorë të ekipit, Stef Keri, ka hyrë në konflikt me sponsorin e tij, për shkak të Donald Trampit. Sidoqoftë, disa lajme të tjera thonë se është herët që të flitet, pasi ftesa nga Shtëpia e Bardhë për pritjen në adresë të kampionit të ri të NBA-së amerikane ende nuk është dërguar.
Sfidanti.al