Përqafimi i marrë nga Gianluigi Buffon, thotë shumë për rëndësinë që kishte goli I shënuar nga Higuain në derbin Juventus-Torino, një gol që e afron akoma më shumë argjentinasin me rekordin e tij absolut për një sezon. Deri tani ‘Pipita’ ka shënuar 32 gola, 24 në kampionat, 3 në Kupën e Italisë dhe 5 në Ligën e Kampioneve, ndërsa sezonin e kaluar ai shënoi 38 gola, 36 në kampionat dhe 2 në Europa League. Duke marrë parasysh se Juventus ka edhe 3 javë kampionat , finalen e Kupës së Italisë dhe me shumë mundësi edhe 2 ndeshje të Ligës së Kampioneve, Higuain i ka të gjitha mundësitë për të thyer këtë rekord personal. Për më tepër argjentinasi është i vetmi në kampionatin Italian që nuk ka asnjë gol të shënuar me penallti duke bërë që shifra prej 90 milionë Eurosh të shpenzuar për të të duket më pak e çmendur.
sfidanti.al