Juventus, tjetër ‘takim’ me Kuipers; Holandezi do arbitrojë sfidën me Monacon

Juventus  ‘rezervon’ tjetër takim me Bjorn Kuipers. Arbitri holandez do të jetë ai që do të vendosë drejtësinë në sfidën mes bardhezinjve dhe Monacos javën e ardhshme në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampioneve. Kuipers e arbitroi Juventusin edhe në çerekfinalen me Barcelonën në sfidën e zhvilluar në Camp Nou në 19 prill, ndeshje që përfundoi me barazimin 0-0. Kuipers do të ndihmohet në këtë ndeshje nga anësorët Pol van Boekel e Danny Makkelie.  Gjyqtari I katërt  do të jetë Mario Dicks. Në këtë edicion të Ligës së Kampioneve, Kuipers ka gjykuar Juventusin edhe në ndeshjen e 2 nëntorit me Lyonin e përfunduar 1-1. Përpara kësaj sfide Juventus ka parë Kuipërs të arbitrojë ndeshje të tij në 3 nëntor 2015, atë ndaj Borussia Moenchengladbach-Juve  edhe kjo e mbyllur 1-1.

sfidanti.al