Habiten që Alegri la CR7-ën në stol? Aty ishin edhe Kielini e Kieza!

Po flasim për dy kampionë të Europës me Italinë dhe kjo e lehtëson jo pak trajnerin e Juventusit në vendimin që mori. Jo se “Maksi” ka nevojë të justifikohet, pasi është trajner me përvojë dhe emër, por gjithsesi duhej përballuar zhurma e madhe kur Kristiano Ronaldo u pa se ishte lënë në stol në fillim të sfidës në Udine. “Ishte një vendim i imi, – tha tekniku, – Ronaldo është mirë, por është fillimi i sezonit dhe dua të provoj formën e të gjithëve. i thashë se në këtë ndeshje do të na duhej pas pushimit dhe kështu ndodhi. Luajti mirë dhe shënoi gol, por 1 cm e prishi punën”. Zv. presidenti Nedved deklaroi se “lënia në stol ishte vendim i ndarë bashkë me lojtarin, por shikoni se në stol ishte edhe Kielini, kampion i Europës”. Pra, mund të mësohemi më shumë ta shikojmë portugezin rezervë, ose të larguar për fare.

Sfidanti.al