Klubi i ka sjellë shumë lojtarë, duke zëvendësuar jo pak ata që janë larguar. Trajneri i Milanit Pioli mund të jetë i kënaqur me ekipin që ka në dispozicion. Portieri Mainjan, mbrojtësi Tomori (i blerë përfundimisht), sulmuesi Zhiru, mbrojtësi i majtë Bajo-Ture, garantimi i Brahim Diasit, marrja e Alesandro Florencit dhe akordi me Pelegrinin janë më shumë sesa ikja e Donarumës apo Çalhanoglusë. Në pritje të Ibrës dhe riaftësimit të Kesit, po ashtu të akordit me Çelsin për Bakajokon, Pioli thotë se ky është Milani më i fortë që ka pasur në dorë, ndonëse nuk ngurron të bëjë një parashikim që ndoshta tifozët mund të mos e pëlqejnë. “Do të jenë 7 kandidatë për titull, – thotë ai, – por, favorit mbetet Interi”. Zikaltërit janë kampionë në fuqi, ndërsa kandidatët e tjerë janë Juventusi, Milani, Lacio, Roma, Napoli dhe Atalanta.
Sfidanti.al