Djaloshi pas porte me Barcelonën, shënon 3 gola për Liverpulin

Flasim për ekipin U18 që fitoi 5-0 në kampionatin e moshave ndaj Mançester Junajtidit, në atë që quhet gjithmonë derbi më i madh në futbollin anglez. E veçanta e kësaj përballjeje ishte jo vetëm rezultati i thellë, por edhe sepse 3 gola në këtë ndeshje u shënuan nga një djalë që u bë i famshëm në sfidën Liverpul-Barcelona (4-0) në Champions. Okli Kanonier (Oakley Cannonier) ishte djaloshi pas porte që i dha me shpejtësi Aleksandër-Arnoldit topin e goditjes së këndit që solli golin e katërt e të kualifikimit shënuar nga Divok Origi në pjesën e dytë. Kanë kaluar dy vjet dhe Okli është sot më i rritur aq sa jo vetëm të luajë për Liverpulin U18, por edhe që të shënojë 3 gola ndaj Mançester Junajtidit.

Sfidanti.al