Stefano Pioli është shprehur i lumtur me fitoren 3:0 ndaj Peskaras, teksa thotë se Interi mund të bëjë edhe më mirë.
Interi e ka nisur në mënyrën më të mirë vitin 2017. Pas fitores 3:0 ndaj Peskares, Zikaltrit regjistruan triumfin e shtatë me radhë në Serie A dhe të nëntin në gjitha ndeshjet.
Pavarësisht paraqitjeve të mira në ndeshjet e fundit, trajneri i Interit, Stefano Pioli, thotë se skuadra e tij mund të përmirësohet edhe më shumë në vazhdim të sezonit.
“Merituam fitoren. Punuam shumë dhe luajtëm si ekip”, tha fillimisht Pioli.
“Kam lojtarë të mrekullueshëm dhe besoj se ka ende hapësirë për përmirësime. Për të mirën e ekipit, individualizmi duhet të mbetet anash, ne jemi të bashkuar dhe luajmë si ekip”, shtoi më tej Pioli.
Mes tjerash, Pioli foli edhe për talenti brazilian Gabigol, i cili u fut në këtë ndeshje në minutën e 76’të në vend të Candrevas.
“Ai po rritet vazhdimisht, po punon shumë dhe dita ditës po adaptohet. Barbosa e di se kemi një skuadër të madhe dhe se duhet të punoj shumë që të më bind edhe mua”, theksoi mes tjerash trajneri i Interit