Antuan Grizman njihet si një futbollist shumë i mirë. Dihej edhe interesimi i Mançester Junajtid, ndërsa tani merret vesh se Arsenali është sërish i interesuar për lojtarin që nuk e mori dot pas Euro 2016-ës. Pak ditë më parë, flitej se klubet angleze ishin gati të paguanin 60 milionë stërlina, apo rreth 72 milionë euro për kartonin e sulmuesit francez, ndërsa tani çmimi është rritur ndjeshëm.
Mediat britanike shkruajnë se Murinjo dhe Venger mund të jenë të detyruar të nxjerrin nga kasafortat një shifër që shkon në 85 milionë stërlina, apo rreth 102 milionë euro, diçka që i afrohet rekordit botëror. Arsenali kurrë nuk ka shpenzuar kaq shumë për të marrë një lojtar, ndërsa Junajtid shpreson ta joshë me patriotin e tij, Pol Pogba, që ndodhet në “Old Traford”. Përsa i përket rrogës, Junajtid besohet se mund të japë më shumë, edhe pse Venger nuk do të kursehet dhe do të paguajë më shumë se 250 000 stërlina në javë. Mbetet të shihet nëse trajneri i Atletikos, Diego Pablo Simeone, do të jetë dakord që të fitojë paratë dhe të humbë Grizmanin.
Sfidanti.al