Largimi i Inzagit nga vendim i presidencës, u kthye në vendim të vetë teknikut. Klubi kryeqytetas, që mendohej të ishte më komod pa njeriun që drejtori këto vjet, po gjendet në situatën e kundërt, pra në vështirësi. Presidenti Lotito po kupton më mirë tani që nuk e ka se çfarë vlere kishte Simone Inzagi, ndërsa i përzgjedhuri i tij, Mauricio Sarri, ende nuk po bindet. Igli Tare, drejtori sportiv, bisedoi me ish-teknikun e Napolit, Çelsit dhe Juves, por nuk u arrit dot as tek niveli i diskutimit për kontratën apo për projektin. Për çfarë është folur? Me siguri, Sarri i ka kërkuar shqiptarit që t’i tregojë gjendjen e vërtetë të Lacios, dhe sesa do të jetë në gjendje Lotito të krijojë një skuadër që të luftojë të paktën për Champions. Me Napolin, Çelsin e Juven, trajneri u mësua me zonën Champions dhe me trofe. Pritet sonte të shihet përgjigja e tij.
Sfidanti.al