De Brujn humb Rusinë në Europian, bëhet një njeri me maskë

Dëmtimi në finalen e Championsit nuk e lë plotësisht jashtë, por ia vështirëson kushtet Kevin De Brujn dihej se do ta kishte të vështirë të bëhej gati në kohë për fillimin e Kampionatit Europian, dhe nga kampi i Belgjikës lajmërojnë se ai nuk mund të luajë në ndeshjen e parë në grup, atë ndaj Rusisë. De Brujni u dëmtua në fytyrë pas përplasjes me Rydigerin e Çelsit, por i shpëtoi operacionit ndonëse pati dëmtim në kockën e syrit (thyerje). Trajneri Roberto Martinez deklaroi se për fat ai nuk ka nevojë për operacion, por do t’i duhet një kohë riaftësimi, ndërsa pjesën tjetër të ndeshjeve do t’i luajë me maskë në fytyrë. Mesfushori De Brujn është një nga shpresat e mëdha të Belgjikës, që doli e treta në Botë në Rusi në 2018.

Sfidanti.al