Dëgjoni Vanda Narën: Ikardin e duan 2 klube të rëndësishëm

Turbullohet disi qetësia në shtëpinë e Interit dhe kjo falë intervuistës së Vanda Narës për të përditshmen italiane ‘Corriere Dello Sport’. Bashkëshortja e sulmuesit të klubit zikaltër, Mauro Ikardit ka bërë të ditur se dy klube të rëndësishëm kanë shfaqur interesin për blerjen e sulmuesit argjentinas dhe e gjithë kjo në një kohë kur Interi ka nisur punën për rinovimin me 25 vjeçarin.

‘Nuk e kam takuar Ausilion, por flas shpesh me të në telefon-tha Vanda Nara-ai e di cfarë mendoj unë dhe unë jam në dijeni të pozicionit që po mban klubi i Interit. Në këtë moment, 2 skuadra të rëndësishme janë afruar dhe kanë shfaqur interesin për Mauron.

Kontrata aktuale e Ikardit me Interin skadon në vitin 2021 dhe ka një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 110 milionë Euro, e vlefshme vetëm për periudhën 1-15 korrik të 2018 dhe Vanda Nara dha opinionin e saj në lidhje me këtë cështje.

‘110 milionë Euro është një shifër shumë e lartë-vijoi Vanda Nara-por problemi nuk qëndron nëse do të ketë rritje të klauzolës apo jo. Ne do të flasim dhe do të shohim se cfarë do të ndodhë’.

sfidanti.al