Xhanluixhi Donaruma ka vendosur të braktisë Milanin për Paris Sën Zhermenin. Media italiane flet me shumë siguri për transferimin e portierit italian te klubi transalpin me Donarumën që mesa duket është ndikuar edhe nga Marko Verrati. Gjithnjë sipas medias italiane, Donaruma e mori vendimin e tij përt të zjgjedhur Paris Sën zhermenin si skuadrën ku do të vijojë karrierën e tij gjatë 3 muajve të fundit. Përvec projektit të klubit transalpin, duket se Donarumën e ka bërë për vete edhe vetë qyteti i parisit. këtu shtojmë edhe këshillat e Verratit për të kuptuar më mirë pse është bindur portieri për të lënë Milanin. Për më tepër, verrati ka të njëjtin agjent si Donaruma, Mino Raiola.
Por largimi i Donarumës te PSG mund të shihet si një lëvizje e volitshme edhe e vetë Milanin që do të duhet të arkëtojë të ardhura nëse nuk hyn në zonën Champions. Transferimi i mundshëm i Donarumës në Paris i kënaq të gjitha palët. Portieri do të përfitojë nga PSG, 12 milionë Euro në sezon, 2 herë më shumë nga sa përfiton te Milani, ndërkohë që vetë klubi do të shtojë në arkat e saj 70 milionë Euro.
sfidanti.al