Simeone me Torresin, një gafë si e Kontes me Diego Kostën

Njeriu është vërtet një qenie shumë e ndërlikuar, që shpesh herë kundërshton vetveten. Trajnerët e futbollit, duke qenë njerëz, po ashtu janë një “kontradiktë”, dhe për një moment të keq mund të dëmtojnë një punë të bërë me javë e me muaj. i ndodhi Diego Pablo Simeones me njërin nga sulmuesit e tij me më shumë emër, Fernando Torresit.

I ngacmuar në një intervistë në rrjete sociale nga një gazetar, trajneri i Atletikos u përgjigj “jo”, kur u pyet nëse do të bënte çmos që Torresi të mbetej në ekip edhe sezonin tjetër. Menaxherët e Torresit protestuan për fjalët e Simeones dhe për faktin se ai i tha publikisht, ndërsa vetë tekniku i Atletikos u përpoq ta ndreqte gabimin.

“U pyeta me tendencë dhe u përgjigja ashtu, – tha ai, – e ardhmja e Torresit do të përcaktohet nga ai vetë dhe nga ne. Për fat të keq, ka një grup njerëzit që mendojnë vetëm për një person, ndërsa unë duhet të mendoj për gjithë ekipin”.

Situata e tanishme e Simeones të kujton atë të Antonio Kontes që u prish për pak gjë me sulmuesin e tij kryesor, Diego Kosta, duke e larguar nga ekipi me një mesazh telefonik. Sot, Çelsi e ka humbur kampionatin, edhe për shkak se nuk ka Kostën, ndërsa sulmuesi ironikisht ka shkuar tek … Simeone.

Sfidanti.al