Akordi mezi u arrit në mesnatë, tifozët e Juves për Lokatelin: Sa shumë të pritëm!

Për fat vizita mjekësore përfundoi mjaft mirë dhe mesfushori doli si “korra e mollës”. Kaloi bukur dita e parë e Manuel Lokatelit si lojtar i Juventusit, ndërsa përfaqësuesit e të dy klubeve hoqën “të zitë e ullirit” për të arritur marrëveshjen, duke ia dalë pas shumë orës dhe pas mesit të natës. Nga formula 5+20+7 (në total 32 milionë euro) dhe 25 për qind të kartonit sërish për Sasuolon, u arrit në formulën huazim me vlerë kartoni 35 milionë euro që duhet të paguhet në 2023. Me gjasë, Sasuolo mban edhe përqindje kartoni. Tifozët e pritën si ujët e pakët duk i thënë se i kishte lënë varur për shumë kohë. Kampioni i Europës me Italinë mund të luajë në shumë pozicione në mesfushë, por Alegri pritet që ta vendosë para mbrojtjes.

Sfidanti.al