Gishti në buzë dhe qendrimi sfidues nuk mund ta fshehin të vërtetën. Ka një stuhi në kokën e Kristiano Ronaldos, dhe një shtrëngatë po mblidhet mbi atë të Juventusit, pasi ylli numër 2 I epokës sonë dëshiron të largohet. Pas lajmeve të shumta për përpjekjet e tij për të ikur tek Reali, Paris SG, Mançester Junajtidi apo Mançester Siti, portugezi mendoi se kupa u mbush dhe se duhej një “qortim I shëndoshë”. “Unë e kam shkruar historinë time tek Reali, dhe ajo është e pavdekshme në anale, – shkruajti ai në rrjetet sociale, – pra mjaft me llafe. Ata që më njohin e dinë se unë jam shumë I përqëndruar, se merrem me punë dhe jo me fjalë. Gjithmonë ka pasur spekullime për mua, por unë dua që këto të marrin fund”.
Sfidanti.al