Uzuni humb penalltinë dhe Ferencvaroshi humb ndeshjen, por ka shpresë në Champions

Sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk mundi që të shënonte sërish emrin në tabelën e shënuesve në Ligën e Kampionëve, ndonëse pati një mundësi të mirë dhe doli përpara gjuajtësit të zakonshëm të penalltive të ekipit të tij. Myrto Uzuni provoi të realizonte me 11-metërsh fituar në minutën e 25-të, duke bindur lojtarin e caktuar nga trajneri, Haratinin. Gjithsesi, edhe pse mposhti portierin, Uzuni goditi shtyllën dhe Ferencvaroshi në fund doli i humbur 2-3 nga fusha e Jang Bojsit në plej ofin e Championsit. Shije e hidhur për hungarezët që luajtën në epërsi numerike që nga 25’.

Sfidanti.al