Shefi i Interit, Piero Ausilio është i bindur se ata nuk duan të humbasin Ivan Perishiçin.
Anësori kroat është i lidhur me transferimin në Manchester United, verën që vjen.
Por, Ausilio insiston se ‘Nerazurët’ nuk duan të humbin Perishiçin per asnjë arsye.
“Nuk është qëllimi ynë për ta humbur Perishiçin dhe ai duket krejtësisht i lumtur këtu”, tha ai.
“Ne nuk duam t’i shesim lojtarët tanë më të mirë dhe nuk mund të imagjinohet Interi pa Peron..
“Ne jemi duke punuar për ta përmirësuar skuadrën”, ka theksuar Ausilio.