Murinjo ka plan t’i marrë Realit “shpirtin e padukshëm” Krosin

Man.United vazhdon të mbetet në garë për fitimin e trofeut të FA CUP, Kupën e Ligës dhe Europa League por, ende nuk ka arritur që gjatë këtij sezoni të shijojë zonën Champiosn League, objektiv sezonal i “Djajve të Kuq”. Momentalisht ekipi pozicionohet në vendin e gjashtë në kampionat në kuotën e 48 pikëve. Sigurisht që përmbushja e këtyre misioneve kërkon përkushtim maksimal dhe në rastin më të mirë  arritja e tyre kërkon dhe përforicmin e ekipit, në mënyrë që për sezonin e ardhshëm të bëj paraqitje dinjitoze. Kështu, trajneri i Manchester United, Jose Mourinho po projekton emrat që kërkon të transferojë në “Old Trafold”.

Përvec interesimit të bërë tashmë publik, për sulmuesin e Atletico Madrid, Antoine Griezmann, portugezi ka në qëndër të vëmendjes dhe një mesfushor, i cili mund t’i japë edhe më shumë cilësi lojës së “Djajve të Kuq”. Bëhet fjalë për futbollistin e Realit të Madridit, Toni Kroos. Klubi anglez tentoi transferimin e tij sezonin e kaluar por, marrëveshja nuk u arrit. Në Qershor Mourinho do të përpiqet ta ketë gjermanin në dispozicion, pasi e sheh atë si një element shumë cilësor. Sigurisht që klubi “Los Blancos” do të bëjë rezistencë për të mos lejuar largimin e Kroos por, duhet parë dhe dëshira e vetë mesfushorit, i cili ndoshta edhe mund të joshet nga oferta e Man.United.