Rozher Federer, gjatë javës së kaluar, ndoqi garat e kampionatit botëror të skive në Sent Moric të Zvicrës dhe, atje, zbuloi arsyen se përse atij nuk i pëlqen që ta praktikojë këtë sport. “Kam frikë se dëmtohem. Vitin e kaluar, pata kohë që të shkoi në terrenet e skive me vajzat e mia, por vetë unë nuk u hipa skive. Ato donin që të bënin ski dhe, në moshën që ato janë, kjo është koha e mirë për të mësuar skitë. Kur bën ski, të duhet që të vendosesh brenda sekondës, ke shumë pak kohë, kurse në tenis është ndryshe”, deklaroi Federeri 35-vjeçar që, në fillim të këtij viti, u kthye në fushën e tenisit pas një pauze më shumë se njëmujore, për shkak të një dëmtimi, dhe arriti që të fitoi turneun “Australian Open”.
sfidanti.al