Argjentina me shume se per futbollin e saj, ne Boterorin e Rusise u permend per kaosi ku u perfshi sidomos pas ndeshjes me Kroacine dhe ne qender te tij ishte pikerisht trajneri Sampaoli. Ky u fundit u fol se nuk kishte pushtet mbi futbollistet e tij, nderkohe qe Franca konfirmoi edhe njehere problemet qe ai kishte por qe per nje moment u kamufluan nga fitorja me Nigerine.
Argjentina u eliminua nga Franca pas nje ndeshje te çmendur qe u mbyll 4-3 per Blute. Ne fund te sfides, Maskerano deklaroi terheqjen nga kombetarja, kurse Sampaoli nuk e beri kete, perkundrazi qendroi stoik ne mendimin e tij.
‘Eshte shume e dhimbshme te eliminohesh, por fakti qe jam ketu nuk me ben te mendoj te jap doreheqjen-tha Sampaoli-ky ishte nje frustrim, jo nje deshtim total. Ne loje diferencat nuk ishin te medha’.
Sfidanti.al