Te gjithe prisnin Mesin, por ishte Mbape qe pushtoi skenen futbollistike. Keshtu mund te permblidhet me pak fjale sfida mes Frances dhe Argjentines sigurisht duke pare edhe disa statistika. Ne qender te vemendjes eshte padyshim talenti 19 vjeçar i Paris Sen Zhermenit i cili me shpejtesine e tij vuri disa here ne veshtiresi mbrojtjen argjentinase.
Sipas perllogaritjeve, shpejtesia e 19 vjeçarit ne aksionin ku fitoi 11 metershin e golit te pare te Frances arriti ne 38 km/h ose me mire te themi me e larte se ajo e Usain bolt ne 2009 kur vendosi rekordin boteror ne garen e 100 m.
Por jo vetem kaq, Mbape shenon emrin ne librin e Boteroreve pasi behet lojtari i dyte me i ri ne historine e ketij evenimenti qe shenon 2 gola ne nje ndeshje. Me mire se ai ka bere vetem Pelè qe ne 1958 kur ishte vetem 17 vjeç shenoi 3 gola ne gjysmefinale ndaj Frances.
Sfidanti.al