Gonzalo Higuain eshte vene nen urdhrat e Horhe Sampaoli per ndeshjet miqesore qe Argjentina do te luaje me Italine e Spanjen. Skuadra nenkampione e botes tashme ndodhet ne Mançester dhe sulmuesi i Juventusit u rrefye ne nje interviste per TySports. Gjate kesaj interviste Higuain pranoi se ne nje moment mendoi te lere futbollin.
‘Nena ime Nensi ishte semure dhe une arrita ne nje pike qe mendova te braktis futbollin-tha Higuain-doja te qendroja me te, por e dija qe ajo donte te me shihte te luaja. Tani ajo eshte mire dhe kjo eshte ajo qe ka me shume rendesi’.
Per sa i perket karrieres se tij, Higuain foli edhe per objektivat e tij.
‘Kam luajtur te Reali i Madridit dhe jam mes 10 golashenuesve me te mire te ketij klubi-vijoi Higuain-po keshtu edhe me Napolin. Te Argjentina jam nder 6 shenuesit me te mire, tani shpresoj qe kete ta arrij edhe me Juventusin’.
Persa i perket te ardhmes, Gonzalo Higuain nuk e perjashton mundesine qe te mbylle karrieren e tij te skuadra e River Plejt.
‘Jam rritur atje dhe River Plejt eshte klubi qe me dha mundesine te transferohesha te Reali i Madridit. Dyert e atij klubi do jene gjithnje te hapura per mua-tha Higuain.
Sfidanti.al