Beri lapsus me emrin e Astorit, shkarkohet folesi i stadiumit me Peruxha

Folesit te stadiumit ‘Curi’ ne Peruxha, Françesko Birkoloti i kushtoi shtrenjte lapsusi ne shqiptimin e emrit Davide Astori. Ne ndeshjen mes Peruxha-Bresha te dates 6 mars, folesi ne momentin e nderimit te Davide Astorit e shqiptoi mbiemrin e kapitenit te Fiorentines qe u nda nga jete ne moshen 31 vjeçare, Astolfi.

Sipas asaj qe theksohet te ‘Umbria24’, presidenti i klubit te Peruxhas, nuk e priti aspak mire kete episod dhe e thirri Birkolotin ne seline e klubit ku i komunikoi edhe shkarkimin nga detyra. Vendin e tij, duke nisur qe nga ndeshja e ardhshme do ta marre Marko Takuçi. Nderkaq Birkoleti deklaroi se i vjen vertet keq per kete gabim dhe se nuk arrin t’i jap nje shpjegim.

Sfidanti.al